Instituti Albanologjik shënon 50-vjetorin e rithemelimit

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 11:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Albanologjik ka shënuar 50-vjetorin e rithemelimit më një ceremoni solemne, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni morri pjesë edhe akademiku, Rexhep Qosja, tha se Instituti Albanologjik mund të funksionoj edhe pa politikën, duke iu referuar mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të shtetit në shëmimin e 50 vjetorit të rithemelimit të Institutit.

“Ne sot këtu në 50 vjetorin s’po shohin asnjë përfaqësues te themeluesit te institucioneve. Mos do te thotë qe ata munden pa institutin, jo, ne mundemi pa ta sepse ata kanë mandat të përkohshëm”.

Sipas Qosjes, përmes veprave të cilat janë shkruar në këtë institut bota ka marrë vesh për gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë.

“Ky institut është institut i rëndësishme. Ky Institut ka bërë rezistence. Ky institut nuk ka ndikuar vetëm në Jugosllavinë e atëhershme por edhe në bote. Përmes veprave të cilat janë shkruar në këtë institut bota ka marrë vesh për veprat e tmerrshme që janë bërë në Kosovë”.

“Ky institut është i rëndësishëm për Kosovën, për biografinë e tije institucionale, për punën e tij kërkimore dhe shkencore. Ne sot mund të themi se studimet shqiptare kurrë nuk mund te bëhen pa punën e Institutit albanologjik. Ky institut ka mbledh thesarin krijues te shqiptarëve. Kjo është një punë e madhe kolosalë dhe historike. Pa këtë Instituti Albanologjik kurrë nuk do të jetë e plotë”.

Xhavit Jashari, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta ndau mirënjohje për Institutin Albanologjik.

“Ky institut është dëshmuar për mbrojtjen e ideve shqiptarë. Ne periudhën e vitit 99 ishte baze e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Nisur nga ky fakt, shoqatat e dala nga lufta i japim mirënjohje, me motivacionin për mbështetjen për kontributin e tyre për luftën në Kosovë”.

Të ngjashme