Pas motit relativisht të freskët dhe me reshje shiu (gjatë të hënës dhe të martës), nga e mërkura në vend paralajmërohen kushte tjera meteorologjike.
Në fushat termike parashihet të ketë ngritje, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
E mërkura, sipas IHMK’së, do të karakterizohet me vranësira dhe me shi.
Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 5-9.9 m/s, parashikon IHMK’ja.