Instituti ia “huq” me parashikimin e motit, njofton për dyer e dritare të dëmtuara

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 08:28 | Nga
Instituti ia ‘huq’ me parashikimin e motit, njofton për dyer e dritare të dëmtuara
Instituti Meteorologjik i Kosovës, këtë javë ka ngatërruar njoftimin për parashikimin e motit. Në vend të tij, ka dërguar një kërkesë që i është bërë IHMK-së, nga stacioni në Ferizaj
Instituti Meteorologjik i Kosovës këtë javë nuk e ka parashikuar motin. Të paktën nuk ka dërguar njoftim për këtë, pasi në e-mailin e zakonshëm të çdo të diele, në vend të parashikimit të motit, ka ardhur një kërkesë që i është bërë IHMK-së nga stacioni në Ferizaj, shkruan lajmi.net

“I nderuar k, shef i stacionit meteorologjik të Ferizajt i duhen në mënyrë urgjente 1000-1200 euro. Dyert dhe dritaret janë dal jashtë përdorimit sepse kur i kam blerë në vitin 2000 kanë qenë jo kualitative sepse nuk kishte cilësi atëherë, veç sa patëm dalë nga lufta”, thuhet në këtë kërkesë.

Sipas të njëjtës, dritaret në stacionin e Ferizajt janë aq të dëmtuara saqë kur frynë erë hynë brenda dhe punëtorët janë të detyruar t’i mbyllin ato me llastik gjatë dimrit.

“Dritaret aq shumë janë të dëmtuara sa era kur frynë hynë brenda po duhet me llastik me i mbyll gjate dimrit, në të njëjtën situatë janë edhe dyert. Shpresoj se me 1000-1200 euro mundem mi mbyll këto nevoja. Kolega nga Podujeva ka deklaruar  se 10mijë euro janë shumë për përmbylljen e mungesave që ka . Nuk e di sa jeni në dijeni, në stacionin e Ferizajt nuk është investuar asnjë cent që nga themelimi. Verës shkon disi, kurse dimrit bënë shumë të ftohtë sepse hyn ajri nga të gjitha anët”, përfundon kërkesa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme