Instituti KLGI me shtrirje të programeve në Jordani dhe rajon

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 15:13 | Nga

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Qendrën Al-Hayat, kanë lansuar programin Akademia për Qeverisje Lokale – LGA në Jordani, me ç’rast është prezantuar kurrikula dhe impakti i programit LGA në fushën e qeverisjes lokale.

Shtrirja e programit në Jordani ka për qëllim avancimin e zyrtarëve komunal, forcimin e komuniteteve lokale, bashkëpunimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Jordani. Andaj, përmes këtij programi, KLGI dhe Al-Hayat synojnë të adresojnë politikat dhe praktikat e avancuara të qeverisjes lokale, duke ndërtuar edhe rrjete profesionale me akterë lokal.

LGA është program i Institutit KLGI, që tani përmes partnerëve, përveç Jordanisë, po gjen shtrirje në rajon (Ballkanin Perëndimor) dhe më gjerë. LGA është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministritë e linjës dhe akterët e shoqërisë civile.

Në zbatim, janë pjesë personalitetet akademike, specialist të qeverisjes lokale dhe akter të qeverisjes lokale. Trajnimi përfshin ligjërata, sesione trajnimi, shkëmbim përvojash, work-shope dhe diskutime në interes të aktorëve lokal – si rrjeti më i madh i anëtarëve të qeverisjes lokale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme