Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK) , ku ka parë nga afër punën që po bëhet në këtë institucion arsimor shkencor.
Ministri Bajrami përgëzoi hulumtuesit shkencor të këtij Instituti për përkushtimin e tyre në punën kërkimore shkencore dhe ndihmën e madhe që po japin në projekte dhe strategji të ndryshme arsimore si dhe trajnimin e mësimdhënësve për zbatimin e suksesshëm të Kurrikulës së re të Kosovës.
Pasi që theksoi rëndësinë e që ka Instituti Pedagogjik në misionin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim. “Instituti Pedagogjik , duhet të prijë në trajnimin e mësimdhënësve dhe të jetë më proaktiv edhe në aktivitetet tjera sa i përket ngritjes se standardeve në mësimdhënie dhe procese tjera me rëndësi në sektorin e arsimit”, tha ministri Bajrami.
Ndërkaq, u.d e drejtores së Institutit Pedagogjik, znj. Laberie Luzha e njoftoi Ministrin me zhvillimet në këtë institucion, punën dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Instituti, me theks të veçantë buxheti i vogël sa i përket botimit te projekteve kërkimore shkencore dhe objekti i joadekuat për punë.
Ministri Bajrami, në bashkëbisedim me punonjësit e këtij institucioni tha se do të keni mbështetjen e plotë që ta realizoni misionin tuaj , që të jeni partner jo vetëm i MASHT-it, por edhe DKA-ve , për të ofruar shërbime të mira pedagogjike dhe për të qenë partner edhe në vlerësimin e performancës . Ndërsa sa i përket objektit , ministri Bajrami tha se së shpejti do të bëhet një zgjidhje e përhershme.