Intensifikohen përleshjet midis grupeve rebele në Kolumbi, vriten së paku 23 persona

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 23 persona janë vrarë në Kolumbi dhe 20 u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre pasi përleshjet mes grupeve rebele në shtetin federal lindor të Arauca u intensifikuan, tha Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë.

Në vitin 2016, qeveria kolumbiane nënshkroi një marrëveshje paqeje me grupin paraushtarak të Forcave të Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARC), pas së cilës shkalla e vrasjeve ka rënë deri më tani.

Në deklaratë thuhej se grupet guerile të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) u përleshën me ish-anëtarët e FARC-ut, të cilët refuzuan të bashkoheshin me marrëveshjen e paqes, raporton aljazeera.

Ushtria tha se të dy grupet aktualisht po luftonin për të marrë kontrollin mbi trafikun e drogës në zonë.

Në vende më të vogla rurale dhe të paarritshme, bandat dhe tregtarët e drogës po luftojnë për rrugët e trafikut të drogës, fushat e kanabisit, miniera ilegale dhe prona të tjera.

Ndryshe, Arauca ka numrin më të madh të puseve të naftës në të gjithë Kolumbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme