Kolumbia zgjat kufizimet e vendosura për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti kolumbian, Ivan Duque zgjati një bllokadë mbarëkombëtare edhe për dy javë, deri në fund të muajit, pas shqetësimeve në rritje të në lidhje me situatën me Covid-19.

”Sidoqoftë, ekonomia do të vazhdojë të riaktivizohet veçanërisht në qindra qytete me asnjë apo disa raste të koronavirusit, ku kryetarët e bashkive mund të kërkojnë leje për të rihapur palestrat, muzetë apo teatrot”, theksoi Duque në një deklaratë televizive.

Kishat në të gjithë vendin po fillojnë planet pilot për të rifilluar masat, ndërsa aeroporteve ”Cucuta” dhe ”Palonegro” u është lejuar të rihapen për fluturimet e brendshme.

Sidoqoftë, baret dhe restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Vendi i Andeve vazhdoi të zgjasë karantinën e filluar në fund të marsit.

Më pak e prekur nga fqinjët e saj, Brazili dhe Peruja, Kolumbia ka parë një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja të koronavirusit javët e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme