Derbi i kësaj jave në Serie A mes Inter dhe Milan përveq emocioneve do të ketë edhe një karakteristikë interesante.
Sonte dy ekipet do të kërkojnë golin e 300-të nga 222 derbit e zhvilluar, njofton football-italia, përcjell Klan Kosova.
Inter është më afër kësaj shifre pasi që Neruazzurët kanë shënuar 299 gola për dallim nga Rosonerët që kanë 297 të tillë kështu që duhet të shënojnë tre herë, gjë që se kanë bërë në pesë derbit e fundit.
Inter kryeson edhe në ndeshjet e fituara me 78 triumfe përkundër 76 të Milan.