Trajneri Phil Neville ka konfirmuar se Lionel Messi dhe Sergio Busquets janë në radarin e Inter Miami FC, ndërsa po përgatiten për nisjen e sezonit të ri të Mayor League Soccer (MLS), të dielën.
Marrëveshja aktuale e Messit dhe Busquets me Paris Saint-Germain dhe Barcelonën do të skadojë në verë. Edhe pse bisedimet për një marrëveshje të re janë raportuar të jenë në vazhdim për të dyja palët, nuk ka pasur dritë jeshile nga asnjëri kamp.
Një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vendosur për të dy lojtarët me Inter Miami që konsiderohet si destinacioni më i mundshëm.
Menaxheri i MLS-së, Neville, e bëri të qartë se skuadra mbetet ambicioze për të sjellë yjet më të mirë në botë për të luajtur për ta dhe Messi dhe Busquets nuk bëjnë përjashtim.
“Ne duam të sjellim lojtarët më të mirë në botë në këtë klub futbolli. Messi dhe Busquets janë dy nga ata që bien më shumë në sy vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Nevile për The Times.
“Ata janë lojtarë të mrekullueshëm që do të ishin një përfitim i madh për këtë kampionat. Për MLS, do të ishte një ndryshim i lojës”, përfundoi anglezi.