Inter sonte kërkon fitoren e parë në Cam Nou pas 48 vjetësh

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Xhiroja e sontme e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do të sjellë përballje interesante, ku veçohet Barcelona-Inter.

Italianët do të kërkojnë fitore në Camp Nou gjë që se kanë bërë që nga viti 1970 në Ligën e Evropës, e në anën tjetër Blaugranët kanë fituar tre ndeshjet e fundit kundër Inter në shtëpi.

Katalunasit nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e fundit, kurse në 11 përballjet e fundit në të gjitha garat kanë vetëm një disfatë, njofton Klan Kosova.

Detaj tjetër interesant është se Neruazzurët tre ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve kanë fituar me rezultat 2-1.

Të dy skuadrat kryesojnë grupin B me gjashtë pikë nga dy ndeshje të luajtura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme