Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj thotë që deri tani kanë aplikuar 40 përqind e kontribuuesve për tërheqjen e 10 përqindëshit.
Ai përmes një postimi i ka ‘ngacmuar’ deputetët e VV-së që nuk e votuan ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Ky numër i madh i aplikuesve për tërheqjen mjeteve të tyre financiare, tregon më së miri nëvojen që kishin qytetarët e vendit tonë për këto mjete dhe ndikimi i tyre në zingjirin ekonomik në këtë gjendje emergjente. Çfarë do të t’u thonë qytetarëve ata që e kundërshtuan dhe nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka shkruar Manaj në Facebook.
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk u votua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pro këtij projektligji votuan 72 deputetë.
Ky projektligj i cili u shndërrua në ligj do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor, 2021. Ndërsa, pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.