Radja Nainggolan i ka pranuar kushtet e Interit para një transferimi të mundshëm te klubi zikaltër nga Roma, raporton Gazzetta dello Sport.
Megjithatë, Interi ende nuk ka arritur marrëveshje me Romën për shërbimet e mesfushorit belg.
Roma vazhdon t’i kërkojë plot 40 milionë euro për ta lëshuar 30-vjeçarin.
Interi, megjithatë, deri tani i ka ofruar vetëm 25 milionë euro plus mesfushorin e ri Nicolo Zaniolo.