Interi dëshiron një sulmues me vlerë 40 milionë euro

Prishtinë | 16 Jan 2026 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse sulmi nuk shihet si problem serioz, megjithatë Interi dëshiron një sulmues me vlerë 40 milionë euro. Lautaro, Thuram, Esposito dhe Bonny, sikur nuk mjaftojnë për liderin e Serie A, andaj zvicerani Dan Ndoye, shihet si objektivi i radhës.

Sipas asaj që shkruan Nicolo Schira, skuadra italiane po interesohet përsëri për lojtarin e Forest, të cilin donin ta sillnin pas Kampionatit Evropian 2024, transmeton Klankosova.tv.

Bisedat ende nuk kanë nisur zyrtarisht, por sipas këtyre burimeve, Interi e ka seriozisht transferimin e lojtarit, kurse poetieri Yann Sommer, shihet si negociator kryesor.

Të ngjashme