Gjigantët italianë të Serie A, Inter Milan dhe Juventus, po e synojnë qendërmbrojtësin e ri të Hellas Veronas, shqiptarin Marash Kumbulla.
19 vjeçari po kalon në një formë të jashtëzakonshme në ekipin e tij i cili ka 11 paraqitje në të gjitha garat, e duke shënuar madje edh enjë gol, transmeton Koha.net.
Kjo performancë e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipe si Inter e Juventus, të cilët po e monitorojnë progresin e Kumbullës dhe pritjet janë që do të bëjnë një ofertë për të në të ardhmen e afërt, raporton Calciomercato.
Besohet se të dy klubet, bashkë me disa të tjera, janë impresionuar me shkathtësitë mbrojtëse të përfaqësuesit të Shqipërisë.
Megjithatë, do të jetë interesante të shihet nëse Verona do të ketë interesin ta shesë një lojtar që ka kontratë me klubin deri në verën e 2022-ës.