Interi e merr vendimin final rreth paraqitjes së Dimarcos në ndeshjen ndaj Realit

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Mediume të shumta në Itali raportojnë se Federico Dimarco nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e parë të Interit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2026-27, në transfertën ndaj Real Madridit, 15 herë fitues i trofeut, të martën mbrëma, për arsye paraprake.

Disponueshmëria e Dimarcos për përballjen me Real Madridin u vu në dyshim pasi ai u zëvendësua në minutën e 62-të të fitores 3-2 të Interit ndaj Napolit në Serie A të shtunën mbrëma.

Reprezentuesi i Italisë raportohet se kishte ndier një shqetësim në gju gjatë pjesës së parë dhe pas pushimit u shfaq me një fashë të madhe mbështetëse rreth zonës së prekur.

Më pas, ai kërkoi të zëvendësohej më pak se 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Ekzaminimet fillestare përjashtuan ndonjë dëmtim serioz apo afatgjatë në gjurin e Dimarcos, por ende nuk ishte e qartë nëse ai do të mund të luante ndaj Real Madridit të martën mbrëma.

Dimarco mori pjesë në stërvitje me grupin e ekipit të parë të hënën në mëngjes, në seancën e fundit të Interit në shtëpi përpara nisjes drejt kryeqytetit spanjoll.

Megjithatë, sipas përditësimeve të fundit nga media si “La Gazzetta dello Sport” dhe Gianluca Di Marzio, Interi ka marrë vendimin ta lërë Dimarcon në Milano për ndeshjen e fazës së ligës së Championsit ndaj Real Madridit të martën mbrëma. Ky vendim është marrë për arsye paraprake.

Në vend të tij, Carlos Augusto pritet të startojë si anësor i majtë në “Bernabéu”.

Braziliani dha një asistim pasi hyri nga stoli dhe zëvendësoi Dimarcon në ndeshjen ndaj Napolit të shtunën.

Të ngjashme