Interi ka fituar bindshëm 0 me 4 si mysafir i Udineses, dy xhiro para fundit të sezonit në Serie A, për të mbajtur gjallë shpresën për pozitën e katërt që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Ranocchia, Rafinha, Icardi dhe Valero shënuan katër golat për zikaltrit.
Interi tani ka 69 pikë me 36 ndeshje të zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e pestë. Nga një pikë më shumë kanë Lazio dhe Roma në pozitat tre dhe katër, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.