Interi fiton me vështirësi ndaj Veronas

Prishtinë | 06 Jan 2024 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Interi ka arritur një fitore të vështirë në një ndeshje dramatike ndaj Veronas.

Zikaltrit triumfuan 2:1 në kuadër të javës së 19-të në Serie A për ta ruajtur kreun e tabelës.

ndeshja i kishte të gjitha, gola, kartonë të kuq e penallti.

Dueli nisi mirë për vendasit që arritën të kalonin në epërsi pas 13 minutave lojë.

Ishte Lautaro Martinez që shënoi pas asistimit nga Mkhitaryan, shkruan Gazeta Express.

Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 49-të, Lautaro Martinez shënoi sërish, por goli u anulua nga sistemi VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Verona arriti të barazonte rezultatin në minutën e 74-të kur Thomas Henry realizoi.

Në minutën e katërt shtesë, Frattesi riktheu epërsinë e Interit.

Pas rishikimit me VAR, goli qëndroi, kurse Lazovic i Veronas u ndëshkua me karton të kuq për shkak të sjelljeve josportive.

E në minutën e 10-të shtesë, Verona e fitoi një penallti.

Por, Henry goditi shtyllën, për të humbur mundësinë ta fitonte një pikë nga kjo përballje.

Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të ngjashme