Interi ka humbur me rezultat 2-1 në Sampdoria duke bërë kështu një hap fallce drejt titullit të kampionit. Skuadra e Antonio Conte humbi një penallti në këtë ndeshje, derisa goli i de Vrij në pjesën e dytë nuk mjaftoi që ata të barazojnë apo ta kthejnë rezultatin në këtë ndeshje
Sampdoria i ka prishur punë Interit në luftën e tyre për titull kampioni ku e ka mundur atë me rezultat 2-1.
Interi e nisi shumë më mirë këtë ndeshje derisa në minutën 12-të u akordua penallti për ta. Por, Alexis Sanchez i Interit nuk arriti që penalltinë ta konvertonte në gol. Pasi priti penalltinë Sampdoria shënoi dy gola.
Fillimisht shënoi Antonio Candreva nga penalltia në minutën e 23-të te ndeshjes.
Sampdoria do ta dyfishonte epërsinë në pjesën e dytë pasi që në minutën e 38-të do të shënonte Keita.
Pjesa e dytë e tëra ishte e Interit, ku Conte vazhdonte të sulmonte portën e Sampdorias për të marrë një rezultat pozitivë nga kjo ndeshje.
Kështu ata arritën që të shënojnë gol në minutën e 65-të.
Brozovic bëri një krosim të mirë nga goditja nga këndi ku gjeti kokën e Stefan de Vrij i cili shënoi gol duke e ngushtuar epërsinë.
Pas golit Interi vazhdimisht tentoi që të gjente golin e barazimit, por nuk e gjeti atë.
Kjo humbje e lë në vendin e 2-të Interin me 36 pikë kurse në vendin e parë është Milan me 37 pikë. Por rivalët e Inter mund të kenë 40 pikë sonte nëse mposhtin kampionin në fuqi në Itali, Juventus.