Interi nuk dëshiron të dorëzohet lehtë për yllin brazilian, Rafinha.
Zikaltërit vazhdojnë të mbajnë interesimin për Rafinhan e Barcelonës.
Raportohet se Inter do të bëjë tentativën e fundit për të blerë Rafinhan nga Barcelona, një huazim me obligim blerje për 36 milionë euro.
Mesfushori brazilian kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar në San Siro në formë huazimi duke lënë përshtypje shumë të mira, si dhe duke konfirmuar se i ka lënë pas problemet fizike.
Ai ndihmoi Interin edhe në arritjen e vendit të katërt, vend që ua siguroi Ligën e Kampionëve.