Interi i kërkon 80 milionë euro për Skriniarin

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka shprehur interesim serioz për qendërmbrojtësin stabil sllovak, të cilin e pëlqen tej mase trajneri Pep Guardiola

Interi është i gatshëm ta shesë qendërmbrojtësin e tij, Milan Skriniar.

Mirëpo, klubi italian do të hiqte dorë nga futbollisti sllovak vetëm për një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Manchester City është i vendosur për ta transferuar mbrojtësin, i cili pëlqehet tej mase nga trajneri Pep Guardiola.

Mbetet të shihet nëse kampioni aktual anglez është i gatshëm ta paguajë këtë shumë për Skriniarin.

Sllovaku i ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon deri tash me Interin.

Të ngjashme