Vincent Kompany nuk është në planet e skuadrës angleze, Manchester City.
Mbrojtësi belg ka pasur një lëndim të rëndë, por e ka kaluar atë dhe është i gatshëm për lojë.
Pa marrë parasysh se është kthyer dhe ka lënë mbrapa lëndimin, Kompany nuk po preferohet nga Pep Guardiola.
Kësisoj belgu ka bërë gati valixhet për tu larguar nga ‘Etihad Stadium’, gjatë afatit kalimtar të janarit.
E skuadra e ardhshme e tij pritet të jetë ajo italiane Inter, sipas asaj që ka raportuar ‘Daily Telegraph’.
Kontrata e tij me klubin anglez skadon në vitin 2019, mirëpo në rast se Inter paguan rreth 20 milionë euro atëherë mund ta marrë Kompany.