Krerët e Interit nuk po heqin dorë nga transferimi i mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini, të cilin e shohin si përforcim të duhur për edicionin e ri, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.
Te Interi janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e Pellegrinit, që pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte.
23-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka bërë tetë asistime në 24 paraqitje këtë edicion te Roma, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai ka edhe 12 ndeshje e një gol të shënuar me Italinë.