Derby della Madonnina i dytë i sezonit do të shtojë 5.5 milionë euro në arkat e Interit nga të ardhurat e ditës së ndeshjes ndaj Milanit, duke u bërë të ardhurat e e katërta më të larta në historinë e Serie A.
Nerazzurrët e presin sot (e diel) rivalin e urryer lokal, Milanin dhe në Giuseppe Meazza pritet të jenë plot 75 mijë tifozë.
Kjo mendohet të përkthehet në afro 5,5 milion euro në arkat e klubit zikaltër.
Këto të ardhura renditen në vendin e katërt në listën e të gjitha kohërave të të ardhurave për një ndeshje në Serie A, të tretin më të lartë që përfshin Interin, dhe të shtatin duke përfshirë të gjitha garat.
Më poshtë janë ndeshjet me përfitimet më të mëdha të skuadrave italiane nga shitjet e biletave për një ndeshje:
Inter – Barcelona – Liga e Kampionëve 2019/20 – 7.8 milion euro
Inter – Juventus – Serie A 2019/20 – 6.6 milion euro
Inter – Barcelona – Liga e Kampionëve 2018/19 – 5.9 milion euro
Milan – Inter – Serie A 2018/19 – 5.8 milion euro
Inter – Juventus – Serie A 2018/19 – 5,59 milion euro
Roma – Liverpool – Liga e Kampionëve 2017/18 – 5.54 milion euro
Inter – Milan – Serie A 2019/20 – 5,5 milion euro
Juventus – Atletico Madrid – Liga e Kampionëve 2018/19 – 5.5 milion euro
Inter – Juventus – Serie A 2017/18 – 5.2 milion euro
Milan – Juventus – Serie A 2018/19 – 5.1 milion euro
Ndryshe, Nerazzurrët kanë ndër pjesëmarrjet më të larta mesatare në Evropë.
Mesatarja e tifozëve të Interit në Meazza këtë sezon është 64.889 tifozë në ndeshje.