Interi ka shfrytëzuar gabimin e Juventusit, që barazoi sot me Sassuolon, për të marrë kreun e tabelës në Serie A.
Këtë e bëri pas fitores prej 2 me 1 në San Siro ndaj Spalit, transmeton Koha.net.
Ishte Martinez ai që shënoi të dy golat për Interin në këtë takim, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Valoti në minutën e 50.
Interi tani është lider me 37 pikë, derisa Spali në vendin e parafundit ka nëntë pikë pas 14 xhirove.