Interneti po na e ndryshon mënyrën si e përdorim trurin…

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 17:04 | Nga

Qasja e lehtë në autostradën e informacionit nëpërmjet internetit po ndryshon aftësinë tonë për të mësuar, kujtuar, dhe zgjidhur problemet përmes përdorimit të trurit tonë, thonë studiuesit në UC Santa Cruz dhe Universitetin e Illinoisit.

Sa më shumë që mbështetemi tek interneti për një lloj informacioni, shtojnë ata, aq më shumë ka të ngjarë të vazhdojmë të përdorim teknologjinë për të mbledhur informacione të reja në të ardhmen. Me kaq shumë informacion falas në dispozicion, është e vështirë për ata që janë duke studiuar këtë fenomen, të gjejnë se sa shumë informacion vjen nga truri ynë këto kohë, dhe sa është marrë online.

Në përgjithësi, ne zhvillojmë zakone që na ndihmojnë të zgjidhur probleme, në të njëjtat mënyra që kemi bërë në të kaluarën. Këto kohë, megjithatë, në vend se të shfrytëzojmë informacionin që ndodhet në kujtimet tona, ne vendosim “shenja” teknologjike, se ku ne mund të gjejmë kollaj informacionin në të ardhmen.

Koha mes parashtrimit të një pyetjeje dhe gjetjes së një përgjigjeje është shumë më e shkurtër kur përdorim internetin, se sa kur përdorim kujtesën, dhe ne jemi duke u bërë gjithnjë e më e varur nga teknologjia për të kryer çdo detyrë, që përfshin mbledhjen e informacionit, ruajtjen, dhe rinxjerrjen e tij.

Sado e frikshme që mund të tingëllojë, kjo nuk mund të jetë gjë e keqe, duke qenë se teknologjia e motorëve të kërkimit është jashtëzakonisht efikase, dhe informacionet që merren me anë të kërkimeve të duhura në internet, mund të jenë më të sakta dhe të përditësuara, se sa informacionet që i kemi nëpërmjet vetë kujtimeve tona.

Vetë studiuesit pyesin nëse, dhe si, përdorimi i Internetit për kërkimet, ndryshon nga përdorimi i librave apo ndonjë burim tjetër tradicional i informacionit. Në studim, pjesëmarrësit të cilët përdorën Google për përgjigje i kishin më të sakta, se sa ata që u mbështetën në kujtimet e tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme