Intervenim i shpejtë i zjarrfikësve, parandalohet përhapja e zjarrit që kishte nisur në bodrumin e një ndërtese

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e një zjarri që kishte nisur në një ndërtesë banimi, në rrugën “Radovan Zogoviq”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Banorët e kompleksit “Tregtia” sapo kanë parë tymin që po dilte nga bodrumi kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë dalë shpejt në vendin e ngjarjes.

Zjarri, i cili dyshohet se kishte nisur nga një oxhak, është vënë nën kontroll.

Të ngjashme