Invadimi i Ukrainës, një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, nga ana e Rusisë de facto është fundi i OKB-së në formatin pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo situatë e krijuar nga Rusia dhe heshtja e Kinës, të dyjat anëtare të përhershme të Këshillit me të drejtë vetoje, praktikisht e bënë të pamundur, e do të thoja unë të panevojshme përpjekjen tonë për t’u anëtarësuar në OKB.
Edhe në rrethanat e mëhershme, kam qenë i mendimit, e tash domosdoshmërisht, që Kosova, gjithë energjinë e saj politike e diplomatike duhet ta kanalizoj në anëtarësimin në NATO dhe në BE.
Në të njëjtën kohë edhe shtetet europiane duhet të ndryshojnë qëndrimin refuzues në liberalizimin e vizave si dhe të heqin pengesat e tepruara në procesin integrues për Maqedonin e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën e BH-në dhe paralelisht të qartësojë me Serbinë se cilën rrugë do të ndjekë ajo.