Investime të mëdha në “institucionet e Serbisë” në Kosovë

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 13:05 | Nga

Beogradi zyrtar ka njoftuar se investimet e paralajmëruara në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë do të orientohen në gjallërimin e kapaciteteve ekzistuese industriale, transmeton Koha.net.

Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të investohet në ndërmarrjet “Petoletka” në Leposaviq, “Lola” në Leshak dhe “Simpo” në Zubin Potok.

“Qëllimi ynë është që të investojmë shumë mjete në institucionet tona në Kosovë, para së gjithash në sistemin shëndetësor, sepse në këtë mënyrë e manifestojmë praninë dhe fuqinë e Serbisë”, ka thënë për “kurir” Gjuriq.

Ai ka vlerësuar se në Prishtinë është mënjanuar tema e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhje se kjo , sipas tij, nuk është e rastësishme.

“Shteti ynë nuk do të heqë dorë nga hetimet dhe as nga insistimi për përfshirjen e drejtpërdrejtë të faktorëve nga bashkësia ndërkombëtare për zbardhjen e vrasjes”, ka thënë Gjuriq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme