“Sa i përket ligjit besoj se nuk do të këtë problem, edhe të gjithë ata kanë për ta parë që për një kohë të shkurtër shumë gjëra të cilat u ngritën si shqetësuese kanë për t’u adresuar pa asnjë problem. Besoj se edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë të atilla që do ta refuzojnë çdo tendencë që kanë qëllim pengimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.
Më tej ai ka bërë të ditur se deri më tash ende nuk është lidhur asnjë marrëveshje me investitorë të jashtëm pasi që, sipas tij, ligji ende nuk është i definuar qartë dhe mungon udhëzimi administrativ për këtë ligj.
Ai bën të ditur se këto kompani tashmë kanë filluar të bëjnë analiza nëse duan që të investojnë në Kosovë.
Kastrati ka bërë të ditur se ka shumë mundësi që edhe projekti i “Brezovicës” të bëhet përmes këtij ligji pasi që, sipas tij, janë krijuar parakushtet për të pritur rezultate pozitive.
“Në detaje nuk është i precizuar ligji, ne duhet të presim edhe udhëzimin administrativ, por mendoj që jemi duke bërë biseda me vendet e rajonit për të vazhduar me vendet e tjera dhe të gjejmë investitorë të cilët do të investojnë. Nuk kisha mundur të them saktë se cilat janë kompanitë, për arsye se atyre u nevojitet një analizë për t’ua bërë nëse e shohin të arsyeshëm për të investuar në Kosovë”, ka thënë ai.