Investuesit turq në Maqedoni kërkojnë siguri dhe fuqi të kualifikuar punëtore

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Anëtaret e Këshillit drejtues të Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi-MATTO në takimin me ministrin e Financave Dragan Tevdovski kanë potencuar se hyrja në fuqi e ligjit për të ardhurat për një muaj e gjysmë do të krijojë probleme.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i reformës tatimore dhe Projekt Buxheti për vitin 2019.

Në takim është theksuar edhe problemi me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe u propozua në vend tatimet të derdhen në asistencë sociale ato të jepen si mbështetje për kualifikimin e të papunëve por sipas nevojave konkrete të kompanive, thuhet në kumtesën e MATTO-s.

Ata thonë se nëse nuk ndërmerret diçka investuesit do të duhet të importojnë kuadro të profesionalizuara nga Turqia.

Ministri Tevdovski, i ka falënderuar investuesit turq për besimin të investojnë në Maqedoni, si dhe shtetit turk për mbështetjen e Maqedonisë në marrëdhëniet diplomatike.

Takimi është realizuar dje, ndërsa qëllimi ka qenë prezantimi i reformave tatimore dhe Projekt Buxheti për vitin 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme