iPad Air më i madh në histori po vjen

Prishtinë | 22 Tet 2023 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Modeli i ri i iPad Air është duke ardhur dhe, sipas “Digitimes”, bëhet fjalë për iPad Airin me ekranin më të madh.

Është raportuar se Apple do ta shpaloste një iPad të ri javën e shkuar, por ky doli të mos ishte lajm i saktë. Në vend të kësaj, Apple lansoi një version të ri të lapsit “Apple Pencil”.

“Digitimes” ka raportuar se Airi i ri mund të ketë ekran 12.9-inç të madh në diagonale, që afron me iPad Pron.

Po ashtu është raportuar se iPad Pro i ri mund të arrijë vitin e ardhshëm me ekran rreth 13-inç.

Po ashtu pritet ndryshime edhe në teknologjinë që përdoret në ekranin e iPadit të gjigantit Apple.

Kjo pajisje nuk pritet të lansohet sivjet.

Të ngjashme