iPhone 8 po flitet nga të gjithë se do të jetë një përmirësim i madh i iPhone, pas një skeme të njëjtë dizajni të celularit prej tre vitesh.
Një nga veçoritë shtesë që iPhone 7 mori ishte edhe shtimi i qëndrueshmërisë ndaj ujit.
Së bashku me një dizajn të ri dhe ekran krejt tjetër, Korea Herald raporton se iPhone i ri do të jetë më i mirë se ky 7 edhe në termat e qëndrueshmërisë ndaj ujit.
Faqja pretendon se iPhone 8 do të ketë një vlerësim prej IP68 për qëndrueshmëri ndaj ujit dhe pluhurit. Kjo nënkupton se celulari do të mund të funksiononte në mënyrë të përkryer deri në 30 minuta nën ujë.