Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore shtesë drejt ndriçimit të plotë të rastit.
Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe një i dyshuar tjetër për këtë rast (i treti në rastin e njëjtë) ( me inicialet F.A – i cili nuk është zyrtar policor).
Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar sot në orët e mbrëmjes masa e ndalimit për 48 orë.
Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e Inspektoratit Policor është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ndërprerje e palejuar e shtatzënisë” (e paraparë në nenin 184 të Kodit Penal).
Me kërkesë të Inspektoratit Policor, zyrtarë nga Inspektorati Shëndetësor kanë kryer sot edhe një inspektim specifik në një ordinancë private mjekësore e cila pas këtij inspektimi është mbyllur për kohë të pacaktuar.
Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit në koordinim me Prokurorinë kompetente.