Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes Divizionit për Komunikim me Publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e IPK-së.
Sipas Inspektoratit të Policor, synimi i këtyre aktiviteteve është fuqizimi i bashkëpunimit me qytetarë por edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi dhe “Linjës së kaltër” në veçanti.
Një aktivitet i tillë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”, është mbajtur dje me qytetarët e Graçanicës në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës ku morën pjesë më shumë se 100 qytetarë.
Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me ICITAP –in, Kuvendin Komunal të Graçanicës, Divizionin për siguri në bashkësi të MPB-së dhe Policinë e Kosovës.
Gjatë diskutimit të hapur me qytetarë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.
Qytetarët e Graqanicës morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.
Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga qytetarët e kësaj pjese ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së dhe PK-s
Divizionit për Komunikim me Publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e IPK-së.