Në vitin 2018-të, u pati publikuar një raport i cili tregonte se 94 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë me probleme të shëndetit mental.
Ndonëse Inspektorati Policor i Kosovës i kishte identifikuar dhe kishte kërkuar pezullimin e tyre, një gjë e tillë nuk pati ndodhur.
Gati dy vite pas, mesditën e së martës të 18 shkurtit, në Gjilan në lagjen “Bojanina”, ndodhi një vrasje e pesëfishtë e cila dyshohet se është kryer nga një zyrtare e Policisë së Kosovës, e cila po ashtu dyshohet dhe raportohet se kishte probleme me shëndetin mental, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas burimeve nga prokuroria ajo ka qenë police e trafikut.
Insajderi merr vesh nga burime brenda policisë se policja V. B, ka vuajtur nga problem psikike. Sipas këtyre burimeve ajo ishte degraduar nga pozita që të cilën e mbante për shkak të paqëndrueshmërisë psikike.
V.B, dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe në fund vetën.
Tashmë automjeti i forenzikës dhe Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjes, e po ashtu edhe i pari i Gjilanit Lutfi Haziri.
Haziri, ka thënë se Prokuroria dhe Policia e Kosovës, do ta zbardhin rastin.
Mirëpo, kujtojmë se që nga viti 2018-të, kur është ngritur ‘alarmi’ për 94 pjesëtarë të PK-së, asgjë nuk është ndërmarr në këtë drejtim.
Asokohe, drejtoria e përgjithshme e PK-së po refuzon ta bëjë një gjë të tillë. Policët në fjalë raportoheshin të jenë ish-pjesëtarë të UÇK-së me status të invalidit të luftës.