IPK-ja po heton rastin e truprojave të presidentit, suspendoi 26 policë

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 15:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, ka raportuar  në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit par Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire Kollçaku ka ngritur shqetësimin për qytetarin që e kishte thirr presidentin “hajn”. Sipas Kollçakut kjo nuk e ka rrezikuar presidentin.

“Ne si komision kemi ngritur disa çështje njëra prej tyre është kur një qytetar jashtë grilave nuk ka qenë në afërsi që ka mujt me rrezikuar presidentin me një postim në rrjete sociale të një zyrtari dhe dua të di deri ku shkon liria e zyrtarëve në rrjete sociale”.

Ushtrues i detyrës së Kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Exhevit Zuka ka thënë se numri i ankesave që kanë pranuar janë 637.

Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë suspenduar 26 punonjës të policisë.

“Numri i ankesa ka qenë përfshirë i njëjtë me periudhën e 6 mujore ka pranuar 637 ankesa prej të cilave më dyshim 264 raste nga to si raste me numër penal 57 në hetim preliminar 165 raste. Raste që ne si IKP pas hetimeve të kërkohen në prokurori janë 14”.

“Katër raste janë me raporte të veçanta. Gjatë kësaj periudhe janë suspenduar 26 punonjës së policisë. IKP-ja ka zhvilluar edhe disa inspektime nga muaji shkurt dhe ato i kemi rifilluar pas qershorit si inspektime të rregullta katër inspektime menaxhimi i automjeteve, menaxhimi i burimeve njerëzore përdorimi i forcës dhe inspektimi i armëve të zjarrit municionit dhe pajisjeve tjera të forcës”.

Në lidhje me rastin e presidentit ai ka thënë se incizimet janë duke u verifikuar për të parë nëse ka pasur ndonjë vepër penale.

Mes tjerash ai ka thënë se të gjithë janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Sa i përket rastit ne si IPK dhe kemi kërkuar që t’i fillojë veprimet dhe hetuesit tonë janë përgjigjur rastit dhe kanë dal në vendin e ngjarjes”.

“Ne i kemi marr të gjitha veprimet me autorizim të prokurores së shtetit dhe ne trupojnë e kemi intervistuar si person i dyshimtë. Ne kemi tentuar me i marr incizimet dhe hetuesit janë duke i shikuar zyrtarët policor dhe personin tjetër a kanë kryer ndonjë vepër penale”.

Ndërsa ai ka thënë se janë tri raste të hapura në IPK, raporton EO.

“Sa i përket rasteve në IPK ndaj zyrtareve të inspektoratit policor të Kosovës janë të hapura tri raste në një rast ka filluar hetimi disiplinor ka qenë rasti kur janë suspenduar dy drejtorët atë kohë. Ka qenë auditimi i fushave të divizionit të çështjeve financiare që janë kryer në IPK”.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka pyetur se sa persona me aktakuza janë kthyer në punë me rastin marrjes së detyrës së Zukës.

Musliu ka thënë se qysh është e mundshme Shpend Fazliu të marr pozitë udhëheqëse në kohën sa Xhelal Sveçla ishte ushtrues detyre, raporton EO.

“Unë fillimisht dua të di se emërimi yt a është konform ligjit dhe sa persona me aktakuza janë kthyer në punë kur, e keni marr detyrën ju. Raporti nuk ka fuqi juridike përderisa nuk ka dalë asnjëherë në Kuvend dhe këtë po t han për sqarim sepse ai raport është keqpërdor sepse nuk është valid”.

“Unë asnjëherë nuk e kontestoj raportin e komisionit dhe punën që kanë bërë ata mirëpo ai është jo valid dhe përderisa ai nuk votohet në seancë plenare ai nuk guxon të përdoret sepse ai nuk guxon të shkojë në polici dhe në MPB pa e marr validitetin”.

“Njëra ndër punët e mira që keni bërë është edhe kthimi në detyrë i këtyre zyrtarëve. Cilësimi si aktivist i VV-së i një zyrtari të inspektoratit policor dhe është i papranueshëm të cilësohet ashtu”, ka thënë deputeti i VV-së Rexhep Selimi.

Drejtor i departamentit të hetimeve Burim Raci ka thënë se Shpend Fazliu e meriton pozitën në të cilën është emëruar.

“Është e vërtet se unë e kom propozuar Shpend Terziun si u.d sepse ai e meriton atë detyrë dhe ai është punëtor shumë i madh është punëtorë dhe unë nuk e di të kaluarën e tij mirëpo sa i përket profesionalizmit është i qëlluar”.

Të ngjashme