IPKO dhuron pajisje mjekësore në vlerë 10 mijë € për QKMF-në në Obiliq

Obiliq | 26 Dhj 2017 | 15:05 | Nga Zejnepe Bekteshi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania IPKO ka dhuruar pajisjes mjekësore në vlerë prej 10 mijë euro për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në komunën e Obiliqit.

Edona Zogu, përgjegjëse për Komunikim me Publikun në IPKO, tha se kjo kompani ka ndarë 100 mijë euro, në kuadër të aksionit me moton “Ne jemi për fëmijët”, ku do të përfitojnë 10 komuna nga 10 mijë euro, qendra familjare dhe spitali rajonal i Prizrenit.

“Shpresoj që do t’i dalë në ndihmë QKMF-së në Obiliq ky donacion. IPKO do të vazhdojë edhe me projekte tjera”, tha Zogu, raporton Ekonomia Online.

Ibush Mjekiqi, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Obiliqit, tregoi se donacioni përmban pajisje teknike, të cilat do ta ndihmojnë shumë stafin e kësaj qendre.

Ai falënderoi IPKO-në për këtë donacion. “Kjo ndihmë prej 10 mijë euro është një dhuratë e mirë për fundvit. Shpresoj që IPKO-ja do të vazhdoj me donacione të tilla”, u shpreh ai.

Të ngjashme