Vëzhguesit e zgjedhjeve në Irak thonë se rinumërimi manual, pas votimeve të diskutueshme në zgjedhjet parlamentare, do të nisë më 3 korrik.
Sipas rezultateve fillestare të zgjedhjeve të mbajtura në muajin maj, blloku i kleriut shiit, Muqatada al-Sadr ka fituar numrin më të madh të votave.
Megjithatë, votimet në zgjedhjet parlamentare u përshkruan me akuza për keqpërdorim pasi zyrtarët zgjedhorë përdorën makina elektronike për të numëruar votat.
Leith Hamza, zëdhënës i Komisionit të Pavarur Zgjedhor tha sot se rinumërimi i votave do të vëzhgohet nga Kombet e Bashkuara, zyrtarët e partive lokale dhe nga diplomatë të ndryshëm.
Zgjedhjet parlamentare të majit, janë të parat në Irak, që prej se Bagdadi shpalli fitoren ndaj militantëve të Shtetit Islamik në muajin dhjetor të vitit të kaluar.