Forcat e ushtrisë dhe forcat vullnetare të Irakut kanë arritur të çlirojnë rajonin Havi Al Kanis në Mosul.
Forcat irakiane në këtë operacion kundër terroristëve të ISIS kanë përdorur tanket “Abrams” të cilët u përkrahën edhe nga helikopterët e ushtrisë duke shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra terroristëve.
Pas çlirimit të rajonit Havi Al Kanis terroristët e ISIS që ishin përqendruar në fshatin Rejhanije, u përpoqën të ndalin ofensivën e forcave irakiane, por përpjekje e tyre dështoi pas ndërhyrjes së forcave ajrore të ushtrisë irakiane.
Gjithashtu forcat ajrore irakiane kanë bombarduar pozicionet e ISIS në fshatrat Selal dhe Kumul Habin në perëndim të Mosulit duke vrarë të paktën 30 terroristë të ISIS mes të cilëve edhe kreun e forcave speciale të ISIS i njohur me mërin Abdulkadir Saleh.