Irakianët po votojnë sot në zgjedhjet e para parlamentare që kur Bagdadi deklaroi fitore mbi shtetin Islamik duke larguar grupin ekstremist nga një pjesë e madhe e territorit, vitin e kaluar.
Kryeministri Haidar al-Abadi, një shi’itë që ka tentuar të balancojë influencën e Uashingtonit dhe Tehranit, është më përpara me vota sipas anketave publike.
Aleanca e Fitores së Abadit, pati një shtytje të madhe në sondazhet publie pas fitores së tij të vetëemëruar kundër IS-it.
Sondazhet po ashtu shfaqin që votuesit po e përkrahin Abadin edhe pas ndalimit të kurdëve për të deklaruar pavarësinë vitin e kaluar. Por, Abadi ka kritika ndaj zhvillimit ekonomik.
Dy kundërshtarët më të fortë të Badit janë Nuri al-Maliki dhe komandanti Hadi al-Amiri. Të dy rivalët janë po aq afër Tehranit sikur Abadai.