Një femër iraniane, e cila ishte arrestuar në kryeqytetin Teheran, muajin e kaluar, për protestë të qetë kundër veshjes së detyruar islamike, është liruar, ka thënë një avokate për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Vajza e rrugës Enghelab është liruar”, ka shkruar sot në rrjetin Facebook, avokatja, Nasrin Sotoudeh.
Prej 27 dhjetorit të vitit të kaluar, në mediat sociale ka qarkulluar një video ku shihet shihet femra, emri i së cilës nuk është bërë publik, duke qëndruar në një strukturë betoni në rrugën Enghelab (Revolucioni), pa shami në kokë. Ky veprim paraqet kundërvajtje në Iran.
Ajo në mënyrë të qetë e valviste një flamur të bardhë, në një shenjë të qartë të protestës kundër ferexhesë së obligueshme, që në Iran paraqet kod të veshjes islame, me mbulimin e kokës dhe të trupit.
“Shpresoj se ata nuk do ta fabrikojnë një rast juridik për ta dëmtuar atë për shfrytëzim të së drejtës së saj themelore”, ka shkruar avokatja Sotoudeh dhe ka shtuar se “ajo nuk ka bërë asgjë të keqe për të qenë e ndjekur”.
Autoritetet e Iranit nuk kanë bërë komente publike për këtë rast.
Vajza është shndërruar në simbot të kundërshtimit të kodit të rreptë të veshjes në Iran.