Mediat shtetërore iraniane thanë se qeveria demonstroi të enjten një sistem raketash të lëvizshme tokë ajër me rreze të gjatë veprimi.
Përurimi i sistemit të prodhuar në vend bëhet në Ditën e Industrisë Kombëtare të Mbrojtjes dhe në një kohë tensionesh në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Irani ka zhvilluar një industri të gjerë armatimesh megjithë sanksionet ndërkombëtare dhe embargot që e ndalojnë atë të importojë shumë lloje armësh.
Shqetësimet për programin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi të Iranit ishin një faktor që i bënë Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar të largohen nga marrëveshja që Irani nënshkroi me fuqitë botërore në vitin 2015.
Marrëveshja synon frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit në këmbim të zbutje së sanksioneve ekonomike.