Irani e cilëson të gabueshme rrugën e Shqipërisë

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria pesë ditë më parë ka dëbuar diplomatët iranianë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipër, shkruan scan-tv, raporton Koha.net.

Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur lignin. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare, ndërsa u përshëndet edhe nga SHBA-ja.

Pas këtij vendimi ka reaguar për herë të parë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran Abas Mousavi.

Në mesazhin e tij në Twitter, ai shpjegon se Shqipëria po ndjek një rrugë të gabuar kundrejt një vendi mik siç është Irani sipas tij: “Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa ngjarje në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos t`i lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruhet në postim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme