Irani ka varur dy burra për “akte të terrorizmit” dhe një tjetër për vrasje dhe grabitje të armatosur, tha një zyrtar i gjyqësorit, raportoi agjencia e lajmeve Mizan.
Të tre burrat janë ekzekutuar në mëngjesin e 3 janarit në provincën Sistan-Baluçistan.
Dy personat e ekzekutuar janë identifikuar si Hassan Devari dhe Elias Qalandazehi, që ishin arrestur në prill të vitit 2014, pasi atyre u kishin gjetur “sasi të mëdha të eksplozivit” dhe armë, thanë mediat.
Të dy ishin dënuar për rrëmbim, bombardim dhe vrasje të forcave të sigurisë dhe civilëve. Ata po ashtu u gjetën fajtor se i përkisnin grupit ekstremist Jaish al-Adl, thanë mediat iraniane.