Bota duhet të përballet me qasjen ngacmuese të Uashingtonit, është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, nga mediat shtetërore, në një letër drejtuar homologëve të tij, në përpjekje e sipër për të ruajtuar marrëveshjen bërthamore.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar muajin e kaluar për tërheqje të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e vitit 2015 që ka Irani me fuqitë botërore dhe e cila parashah frenimin e aktivitetit bërthamor nga Teherani në këmbim të lehtësimit nga sanksionet.
Aktualisht pjesë e paktit janë Franca, Gjermania, Britania, Rusia dhe Kina, të cilët po bëjnë përpjekje për ruajtje të kësaj marrëveshje.
Në një letër drejtuar homologëve të tij, Zarif u ka kërkuar “partnerëve tregtarë të “zëvendësojnë humbjet e Iranit” të shkaktuara pas largimit të SHBA-së nga marrëveshja.
Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka përmendur një varg kushtesh për fuqitë evropiane, nëse këto të fundit dëshirojnë që Teherani të zbatojë marrëveshjen, duke përfshirë marrjen e hapave për ruajtje të tregtisë me Iranin dhe garantimin e shitjes së naftës.
Palët që vazhdojnë të zbatojnë marrëveshjen kanë paralajmëruar SHBA-në se vendimi për t’u larguar nga pakti, rrezikon përpjekjet për kufizim të kapaciteteve të Iranit për zhvillim të armëve bërthamore.