Irani njofton tërheqjen e pjesshme nga marrëveshja nukleare

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Irani u ka dërguar letra ambasadorëve që përshkruajnë tërheqjen e tij të pjesshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore, njoftoi televizioni shtetëror, pa elaboruar çfarë hapash do të ndërmerrte.

Letrat u janë dërguar liderëve të Britanisë, Kinës, Bashkimit Evropian, Francës dhe Gjermanisë.

Të gjithë këto shtete ishin nënshkrues të marrëveshjes bërthamore, sipas të cilës Irani kufizoi pasurimin e saj të uraniumit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Një letër u dërgua gjithashtu në Rusi, shkruan Al Jazeera.

Ministria e Jashtme e vendit tha: “Vendimi i këshillit të sigurimit të lartë për të ‘ndaluar të veprojë për disa nga angazhimet e Republikës Islamike tëIranit në kuadër të JCPOA u është komunikuar krerëve të shteteve të vendeve” ende palë në marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme