Irani rifillon bisedimet me Rusinë për ndërtimin e një centrali bërthamor

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 17:46 | Nga

Irani ka filluar bisedimet me Rusinë për të ndërtuar një central të ri bërthamor, i cili mund të prodhojë 3 mijë megavatë energji, tha të shtunën, ministri i Energjisë, Reza Ardakanian sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, përcjellë Klan Kosova.

Republika Islamike aktualisht ka kapacitetin për të prodhuar 1,000 megavat energji bërthamore.

Irani tanimë drejton një reaktor bërthamor rus në Bushehr. Rusia nënshkroi një marrëveshje me Iranin në 2014 për të ndërtuar tetë reaktorë më shumë në vend.

Në maj Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxorrën një marrëveshje midis Teheranit dhe fuqive të mëdha për të kufizuar ambiciet bërthamore të Iranit, ndërsa Uashingtoni shqiptoi sanksione të reja ndaj Teheranit në gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme