Irani shënon 50 viktima të Coronavirusit për 24 orë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Iran nga koronavirusi kanë vdekur 50 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në republikën islamike shkoi në 6,783, që e bën Iranin vendin më të prekur nga sëmundja e re në Lindjen e Mesme.

Përpos viktimave, është rritur edhe numri i të infektuarve, që ka shkuar në 112,725 persona. Prej tyre, gati 90 mijë tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se 2,735 pacientë me Covid-19 ndodhen në gjendje kritike, shkruan “The Guardian”.

Pavarësisht përhapjes së virusit, qeverita iraniane ka marrë vendim që të gjitha xhamitë në vend të jenë të hapura gjatë ditëve të veçanta të Ramazanit.

Të ngjashme