Irani thotë se nuk do të lejojë “asnjë litër naftë” të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Irani thotë se politika e tij për sulme reciproke “ka mbaruar”, thotë në një deklaratë një zëdhënës i selisë së komandës ushtarake Khatam al-Anbiya të Teheranit.

Politika e Teheranit tani do të jetë “sulm pas sulmi”, thotë zëdhënësi Ebrahim Zolfaqari.

Teherani “nuk do të lejojë as edhe një litër naftë” të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit për të arritur në SHBA, Izrael dhe partnerët e tyre, shton Zolfaqari, shkruan BBC.

“Çdo anije ose cisternë e lidhur me to do të jetë një objektiv legjitim”.

“Përgatituni që fuçia e naftës të jetë 200 dollarë sepse çmimi i naftës varet nga siguria rajonale të cilën e keni destabilizuar”, shton zëdhënësi.

Të ngjashme