Janë kthyer në një nga emrat më të komentuar në media për shkak se thuhej se çifti janë në prag të ndarjes. Dhe Irina Shayk është larguar nga rezidenca e Los Anxhelos në të cilën po jetonte me të dashurin e saj Bradley Cooper.
Supermodelja ruse, 33 vjeçe, duket se është ndarë nga Cooper pasi është larguar nga shtëpia 3.6 milionë dollarëshe.
Një burim i afërt me çiftin tha “Gjërat janë duke u ftohur midis Bradley dhe Irina. Ata nuk kanë qenë të mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të largohej. Nuk duket sikur ka mbetur shumë kohë për të dy bashkë”.